Vaksina kundër kancerit në qafën e mitrës, 2355 vajza janë imunizuar

Nga Class• 3 February 2023

Vaksina kundër kancerit në qafën e mitrës, 2355 vajza

Në vendin tonë çdo vit regjistrohen 130 raste të reja me kancer në qafën e mitrës. Mjekët thonë se këtë vaksinë e kanë marrë deri tani 2355 vajza.

Prej 3 muajsh kjo vaksinë është bërë pjesë e kalendarit të detyrueshëm edhe në vendin tonë  ndërsa interesi për të është i lartë.

“Interesimi është shumë i lartë jo vetëm për vajzat që nisin 2009 e mbrapa por edhe 2007, 2008 por për momentin bëhet vetëm për 2009,” – u shpreh mjekja Amarilda Alushaj.

Aplikimi i vaksinës kryhet në konsultoret e fëmijës dhe vajzat shoqërohen nga njëri prej prindërit.

Human papiloma virusi merret nëpërmjet rrugëve seksuale dhe është ndër shkaktarët kryesor të kancerit në qafën e mitrës, ndaj edhe ekspertët e shëndetësisë botërore rekomandojnë injektimin e saj tek vajzat në moshë të vogël.

“Kjo vaksinë është e aplikueshme dhe për një moshë më të madhe se 13 vjeç, përderisa vajza nuk ka filluar marrëdhëniet seksuale,” – u shpreh specialistja e ISHP-së, Marjeta Dervishi.

Ne Shqipëri  zbulohen çdo vit rreth 130 raste të reja me kancer në qafën e mitrës ndërsa 40 gra humbasin jetën.

Burimi: Euronews

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon