Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Nga Class• 8 February 2023

Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për

Një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura në Greqi, sidomos pas pjesëmarrjes në Eurovizion, kur karriera nisi t'i merrte një hov të jashtëzakonshëm, tashmë është në fokus të mediave për jetën personale.

Mbrëmjen e djeshme, artistja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Sipas mediave greke, këngëtarja dhe partneri i saj, Alberto Botia, janë bërë prindër të një djali, emri i së cilit nuk është zbuluar ende.

Sakaq, vetë artistja nuk ka reaguar ende.

Pak ditë më parë në një intervistë me "Vogue Greece", Foureira tregoi se fëmijëria e saj ka qenë e vështirë për shkak të varfërisë dhe luftës në Shqipëri. Ajo tha se do i mësojë djalit se "asgjë nuk të vjen kaq lirshëm, dua që ai ta dijë se për të pasur diçka duhet të punojë shumë, ashtu siç kam punuar shumë për t’i ofruar atë që do t’i ofron".

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon