“I kërkoj falje qytetit të luleve”.

Blanco i ka shkruar një letër Aristonit për të bërë paqe pas performancës së çmendur në mbrëmjen e parë të Festivalit, gjatë së cilës fituesi i edicionit të fundit u tregua i pamëshirshëm me skenografinë duke shkatërruar instalacionin me trëndafila. Ai reflektoi mbi veprimet e tij pasi u largua nga skena dhe zhurmat e publikut. Mori stilolaps dhe letër dhe në orën 4.30 iu drejtua teatrit drejtpërdrejt me atë që thuajse duket si një këngë, me fjalën Ariston në fund të çdo vargu. “Të bëra të nxjerrësh lot si nëna ime” dhe “Ndihem i brishtë si një fëmijë që nisi të hidhte hapat e parë pikërisht këtu".

Emocioni e çon në tronditje: “Kam mbuluar fytyrën dhe po qaj”. Por në të njëjtën kohë shpërthenë e qeshura sepse "më në fund jam vetvetja". Ky qëndrim për t'i thyer gjërat, për të shfryer energjinë e ndrydhur, është pjesë e artistit Blanco. Dhe ndoshta edhe Riccardo Fabbriconi, një djalë që së shpejti do të mbushë 20 vjeç.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BLANCO?? (@blanchitobebe)

Kishte disa probleme teknike gjatë performancës së tij: ai nuk mund të dëgjonte audion në kufjet në vesh, ai pushoi së kënduari dhe më pas nisi të shkatërronte skenën. Gabimi, pranoi Rai, ishte dërgimi i një marrësi të gabuar. Prandaj Blanco nuk ishte i lidhur me audion. Prandaj në mendjen e tij gjithçka ishte mbyllur dhe pjesa irracionale ishte lëshuar.

Blanco kishte vënë në shënjestër trëndafilat e skenografisë, duke i shkatërruar me shkelma, duke hequr panelet prej druri mbi të cilat ishin montuar si lëndinë dhe duke i hedhur në tokë.

Turma e Ariston filloi të bërtiste. Amadeus ishte përpjekur të ndërhynte, duke i ofruar të ftuarit mundësinë për të kënduar përsëri, por njerëzit shpërthyen në kor duke thënë "Joo" njëzëri.

"Doja të argëtohesha," tha Blanco ndërsa u largua. Askush nuk kishte mundur ta qetësonte prapa skenës dhe ta mbështeste, teksa më pas ishte mbyllur në dhomën e hotelit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Notizie del web?? (@notizieweb)



Gjatë konferencës për shtyp Amadeus la të kuptohet se gjërat po qetësoheshin. “Më telefonoi sot në mëngjes dhe më kërkoi falje. Ai nuk donte të tregonte mungesë respekti për askënd, aq më pak për qytetin. Ai gaboi dhe e di edhe vetë. Nuk dua ta justifikoj, ai nuk më ka kërkuar ta kuptojnë por të falin”.

Ndërkohë, në mediat sociale u bë nami. Kishte nga ata që pamjet i kthyen në meme. Kishte nga ata që dyshonin për një skenë të rreme, të planifikuar dhe të përsëritur. Në turneun e tij të vitit të kaluar, çdo mbrëmje kishte një moment të ngjashëm: ai gjendej në skenografinë e një dhomë gjumi gjigante, merrte një karrige dhe e thyente.

Teza fryhet edhe nga fakti se në videoklipin e këngës ("L'isola delle rose") ka një sekuencë ku kantautori shkatërron disa lule.

Gjithsesi Amadeus e hodhi poshtë këtë skenar duke shpjeguar se Blanco "duhej të bënte gjëra me trëndafilat, si të rrotullohej rreth tyre, por jo atë që pamë".

Nga ana tjetër ka pasur shumë ofendime në rrjetet sociale: arrogant, i dehur, drogaxhi.

Dhe skena e Gianni Morandi, i cili me fshesë në dorë, fshin petalet live, bëhet një krahasim: përulësia e një gjiganti të këngës, gjesti i pakuptimtë i një fillestari të djegur nga suksesi i papritur.

Të tjerë vunë në dukje mungesën e përvojës: ai mund të kishte kënduar edhe pa dëgjuar audio në kufje ose të ndalonte grupin dhe të fillonte nga e para.