Një ngjarje e pazakontë ka pushtuar mediat shqiptare dhe ato greke. Kryefjalë është reperi me origjinë shqiptare Sin Boy i cili është rritur në Greqi ku edhe ka zhvilluar karrierën e tij.

Çfarë ka ndodhur është se pak ditë më parë qarkulloi një foto e tij në mediat sociale ku shihej në ambulancë. E dje u përhap me shpejtësi lajmi se ai ka ndërruar jetë për shkak të mnidozës në një spital në Kosovë.


Pas disa orësh, në profilin e reperit 29-vjeçar në Instagram është postuar një foto e tij me mbishkrimin:

Për fat të keq thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë,”- thuhet në postimin në faqen e tij.


Postimi është shpërndarë në mediat sociale edhe nga motra e tij e cila shkruan RIP me një emoji të çuditshëm, atë me një buzëqeshje dhe lot.


Fansat mendojnë se gjithë kjo është një strategji marketingu për projektin e tij të ri. Urojmë të jetë i tillë, ndonëse ky mund të jetë marketingu më i ulët që mund të bëjë dikush.

Ditët e sotme veprimet që po bëhen për "hir të marketingut" po kalojnë çdo kufi.