
Fedez dhe Chiara Ferragni janë dyshja më e komentuar në Itali aktualisht.
Që prej Sanremos, mediat fqinje shkruajnë se ata janë në krizë dhe afër divorcit dhe se Fedez vuan nga një çrregullim depresiv.
Ditën e djeshme reperi njoftoi se do marrë një pushim nga mediat sociale, por nënvizoi se kjo nuk kishte të bënte me Chiara-n, të cilën e falenderoi për mbështetjen.
“Po kaloj një periudhë ku preferoj të qëndroj sa më larg rrjeteve sociale. Marrëdhënia me gruan time nuk ka asnjë lidhje me këtë vendim. Përkundrazi, e falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Shihemi së shpejti!"- shkruante ai.
Sakaq, sot dyshja janë fotografuar bashkë në një park. Ata i kanë dedikuar kohë njëri-tjetrit dhe fëmijëve të tyre. Në dukje në paqe, Fedez dhe Chiara kanë përcjellë panoramën e një çifti shumë të lumtur.


