Kemi pasur rastin të njihemi me një personazh interesant, përpara se emri i tij të shfaqet pas çdo projekti të suksesshëm që lidhet me veshjen dhe stilimin e personazheve të njohur në vend.
Maël Naitchalal mund të quhet një 'personality dresser'.
I famshëm dhe bizesmen i fuqishëm, Maël zotëron një 'shtëpi mode dhe stilimi', ekzistente në Francë, por do të jetë e para dhe më suksesshmja në Ballkan, specifikisht në Kosovë. Emri saj është Nach Studio.
Karriera e tij si stilist, e ka zanafillën pikërisht në vendin që mban kurorën për modën dhe stilin.
Modelja e njohur franceze Nabilla Benattia ka qenë një faktor i fillimit të kësaj aventure.
"Ajo kishte një xhirim në Paris dhe stilisti i saj nuk ishte i disponueshëm atë ditë. E zëvendësova dhe e gjeta veten duke punuar për të me kohë të plotë për një vit," shpjegon Maël Naït-chalal.
Trajektorja e Maël në fushën e modës nuk është akademike. Eshtë burim i talentit dhe pasionit, të cilat vlejnë më shumë se rregullat e shkruara.
Përvojat praktike, ashtu siç ka hasur Maël, janë absolutisht kritike dhe fuqizuese. Të shkosh në universitet nuk është thelbësore nëse dëshiron të ndjekësh një karrierë si stiliste, dhe kjo thuhet bazuar në historikun e stilistëve më të njohur në nivel ndëkombëtar, si rasti i Elizabeth Stewart.
Kthehemi pak në fëmijërinë e Maël:
"Nëna ime e ka dashur gjithmonë modën dhe nuk ka ecur kurrë me këpucë të sheshta. Si fëmijë, më magjepsnin veshjet dhe pamja e saj. Mendoj se shija ime për modën vjen prej andej”, vë në dukje njeriu që filloi karrierën duke punuar si shitës për markat bazike të veshjeve, përpara se të dilte në tregun që kërkon vigjilencë dhe aftësi për të mbijetuar.
Pas një eksperience pune me stilistet e njohura franceze si Evelyne Cherite dhe Judith Milgrom, motrat që krijuan markën Sandro, mark emblematike e elegancës pariziene, dhe më pas vlen të përmendet ekseperienca me vlerë për Prada, ku Maël ka qenë i dalluar gjithnjë nga kritikët e njohur të kësaj marke prestigjioze.
Pra një historik i shkurtër i Maël, që është thjesht maja e një ajsbergu, por pyetja e radhës është, pse zgjodhi të investojë me suksesin dhe talentin e tij në Kosovë?
Pas një indicie dhe mbështetjeje nga miku i tij kosovar Arbnor K., Maël Naït-chalal dëshiron të përshtatet me një realitet të ri premtues, në Kosovë dhe Shqipëri, vende që po tërheqin tejmase vëmendje si nga ana e turizmit por edhe nga ajo e ngjarjeve të bujshme, si rasti i Dua Lipa-s, por më kryesorja janë vende të paprekura nga aktiviteti i modës.
Një destinacion i modës që do të jetë në zhvillim, pra një treg premtues për shtëpitë e mëdha luksoze.
Ekspertiza e Maël është e kërkuar në të gjithë botën dhe hapja e një filiali në Kosovë do të sjellë një frymë të re për artistët kosovarë, duke e bërë të përsosur pamjen e tyre në evente dhe projekte të ndryshme.
Pra njerëz, Studio Nach ka hapur zyrën e parë në Kosovë dhe sot kujdeset për pamjen e Taynës dhe Kidës dhe së shpejti do të hapë një showroom me qira të veshjeve luksoze në Prishtinë.
Ajo që na pëlqeu më tepër nga biseda me Maël-in ishte paraqitja e disa pikave kryesore që e bëjnë një stilist të jetë ideal. Dhe ne i vendosëm për t'i dhënë më shumë vlerë këtij artikulli:
Qëndrimi dhe organizimi pozitiv janë thelbësore. Gjithmonë kthejini gjërat në gjendje më të mirë sesa kur i gjetët. Gjithmonë thuaj faleminderit. Ktheni çdo email. Dhe gjithmonë trajtojini të gjithë në mënyrë të barabartë.
Gjeni një këndvështrim të veçantë
Dëgjoni mendimet e të tjerëve pa i përvetësuar ato shumë. Shija është një gjë shumë personale. Stili që u jep të tjerëve mund të mos kuptohet në fillim. Duhet kohë. Është shumë e rëndësishme që të besoni në veten tuaj. Duhet të jeni të durueshëm dhe të pasionuar.
Rasti i Maël na konfiromon se përvoja dhe praktika në këtë fushë të drejton në qëllimet e ardhshme dhe të ndihmojnë të gjesh më lehtë drejtimin.
Kontakti me profesionistë të tjerë, ndërton një reputacion për përsosmëri.
Mos harroni se nuk ka të bëjë me famën, ka të bëjë me kryerjen e mirë të punës.
Zhvilloni një këndvështrim dhe një estetikë personale dhe ndajeni atë me klientët. Kjo do t'ju ndihmojë të jeni të veçantë në punën tuaj.
Dhe padyshim që prekja e Nach Studio do të jetë e veçantë dhe do të ndihet përtej Ballkanit. <3