Pas BE dhe SHBA, Britania e Madhe ndalon TikTok-un

Nga Class 16 March 2023

Pas BE dhe SHBA, Britania e Madhe ndalon TikTok-un

Pas Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë edhe Britania e Madhe urdhëron heqjen e aplikacioneve të Tik Tok nga telefonët smart të punonjësve të administratës.

Vendimi u miratua këtë të enjte në Dhomën e Ulët të Parlamentit në Londër. Dyshohet se Tik Tok grumbullon fshehurazi të dhënat e përdoruesve për llogari të zbulimit kinez.

Për këtë arsye, qeveria britanike ashtu si administratat e vendeve partnere, po përpiqet të shmangë mundësinë që të dhëna me rëndësi shtetërore, të grabiten nga spinazhi i Pekinit përmes celularëve të punonjësve të administratës.

Sakaq, administrata Biden shkon edhe më tej, duke kërcënuar se do të bllokojë përdorimin e Tik Tok në gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara, nëse pronarët kinezë nuk heqin dorë nga aksionet e tyre.

Pekini akuzoi Perëndimin për histeri, ndërsa i kërkoi Shtëpisë së Bardhë të paraqesë fakte dhe jo fjalë për rreziqet që përbën Tik Toku për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Burimi: Tv Klan

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon