Gerard Pique më në fund ka thyer heshtjen e tij në lidhje me këngën e Shakira-s “Music Sessions, Vol. 53.” 

 “Natyrisht, e kam dëgjuar këngën. Por nuk dua të flas për këtë sepse nuk ka kuptim”, tha Pique. Ndërsa ai u përpoq t'i mbante mendimet e tij për vete, foli për fëmijët e tij dhe se si ai dhe Shakira kanë një përgjegjësi si prindër për t'i mbrojtur ata.

“Njerëzit kanë përgjegjësi, veçanërisht ata me fëmijë, të mbrojnë fëmijët e tyre. Nuk dua të them asgjë më shumë për këtë, sepse të gjithë marrin vendime të mira dhe të këqija dhe nuk dua të flas më për këtë temë. Mendoj se në fund ajo që ka më shumë rëndësi është që fëmijët e mi të jenë mirë”, tha ai.

Pique foli gjithashtu për djalin e tij Milan dhe paraqitjen e tij të diskutueshme në episodin e parë të Kings League, kompeticionin e Piqué ku ai ndërthur futbollin me eSports.

Në atë kohë, Shakira e bëri të qartë se nuk i kishte dhënë leje djalit të saj për t'u paraqitur në emision dhe u shfaq e irrituar publikisht.

“Unë gjithmonë dua që ai të bëjë gjëra që e bëjnë të lumtur”, shpjegoi Pique. “Nuk ishte planifikuar që ai të shfaqej në emision, por ai kërkoi të ishte në të dhe unë e lejova. Aecili merr vendimin që mendon se është më i miri. Kur rritesh, nuk ka asnjë manual se si të jesh prind.”

Gjatë intervistës, Pique foli gjithashtu për karrierën e tij në Barcelona dhe se si është i lumtur përkundër vështirësive me të cilat është përballur personalisht dhe profesionalisht.