Kylie Jenner ishte vajza më e ndjekur në Instagram derisa Selena Gomez u rikthye në platformën e mediave sociale dhe i mori shpejt titullin.
Gomez kishte qenë më parë vajza më e ndjekur në Instagram, por u largua nga platforma e mediave sociale për një periudhë kohe vetëm për t'u kthyer më e fortë se më parë. Sot këngëtarja ka arritur plot 400 milionë ndjekës duke u bërë vajza e parë që kap këtë shifër.
Më të ndjekur se ajo janë vetëm Cristiano Ronaldo me 561 milionë ndjekës dhe Leo Messi me 442 milionë.
Shumë ndikoi në rritjen e ndjekësve të Selenës edhe drama e fundit me Hailey Bieber dhe motrat Jenner. 3 vajzat postuan në mediat sociale disa herë video e foto që u intepretuan si ironi ndaj Selenës. Kjo shkaktoi zemërim te njerëzit që nisnin t'i hiqnin nga mediat sociale. Kylie humbi gati gjysmë milioni ndjekës kurse Hailey më shumë se 1 milionë.