Fitues i BBVK, ky është mesazhi që Stresi mori nga ish-partnerja

Nga Class 18 March 2023

Fitues i BBVK, ky është mesazhi që Stresi mori nga ish-partnerja

Pas 103 ditësh qëndrimi në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, reperi Arkimed Lushaj, doli fitues.

Një personazh me të papritura dhe dinamik brenda shtëpisë, artisti i njohur fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist.

Pak pas momenteve të fitores, një nga urimet që Stresi ka marr, lidhet me vajzën që ai nuk ka rreshtur së përmenduri brenda shtëpisë, me ish partneren, Keisin.

Përmes një postimi, ajo ka treguar se është fansja e tij numër 1 dhe se është krenare me arritjen e Stresit.

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Krenare dhe e lumtur për ty”-shkruan Keisi, teksa shihet se ka qënë duke ndjekur të gjithë finalen live.

Fitues i BBVK, ky është mesazhi që Stresi mori nga ish-partnerja

Kujtojmë se në një mesazh që Keisi ka nisur për Stresin thuhej:

"...Kur të dalësh nga shtëpia ta tregoj unë qejfin (qesh) por deri atëherë çfarë ke për të thënë shpresoj t'i mbash për vete dhe t'i flasim kur të dalësh"

Mbetemi në pritje :)

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon