Keisi i vendosi pikat mbi 'i' për marrëdhënien me Kristin.
Në një bisedë midis tyre, mbërmjen e djeshme, Keisi pranoi se imponimi i banorëve në këtë marrëdhënie bëri që ajo të frikuesohet dhe të ndjehet konfuze për të vazhduar, duke i kërkuar Kristit ta ndalojnë zhvillimin e kësaj lidhjeje,
Po ashtu, ajo u shpreh se ka harruar veten, duke u fokusuar më tepër te njohja e tyre.
Kristi u tregua shumë i kuptueshëm me Keisin, por pranoi se do mërzitej që të mos e vijonin më tej njohjen brenda shtëpisë.
"Mendon se ka rëndësi vetëm pëlqimi, duhet të ketë diçka më shumë por unë nuk e shoh atë pëlqimin e madh. Nëse të them unë se më mirë të vazhdojmë si miq e të vazhdojmë jashtë, si do e merrje, do mërziteshe?"- e pyeti Keisi. Dhe përgjigja e Kristit ishte:
"Do mërzitesha, po ti duhet të mbrosh mbi të gjitha veten."
"E di pse po e bëj këtë? Kam menduar shumë mirë, kam qarë por tani jam në fazën që mendoj tamam. Erdha këtu dhe gjeta një person që pata një kimi dhe një pëlqim, ai pëlqimi në fillim ishte shumë i bukur, por mbeti aty. Ditët në vazhdim, njerëzit që e impononin, për një lidhje, ndërkohë që nuk kishte një lidhje, kjo gjëja i bëri të gjitha gjërat e tjera, erdhi edhe babi. Mua më trembi shumë, është gjë e madhe për jetën time, jam vetëm 22 vjeç, nuk e di si e kam mbajtur dhe shpërtheva. Nga imponimi i njerëzve, u tremba nga kjo gjëja që thonin kjo gruaja, vjehrri, dhëndri. U bë e tepërt kur thonin që Keisi vetëm gatuan, unë këtu kam ardhur të tregoj se këndoj, unë këtu kam harruar të këndoj, unë bëra shumë për ty, erdha pas teje e harrova veten time." - ka vazhduar ajo.
Kjo ishte një situatë e pritshme pas reagimeve të fundit.