Lance Reddick, aktori i njohur për rolet në filmin “The Wire” dhe “John Wick”, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

Sipas mediave të shumta, përfaqësuesi i tij konfirmoi se Reddick vdiq nga shkaqe natyrale në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Aktori kohët e fundit kishte bërë intervista për rolin e tij në John Wick: Kapitulli 4, i cili do të publikohet javën e ardhshme. Në fillim të kësaj jave, ai zgjodhi të mos merrte pjesë në premierën e filmit në Nju Jork.

Rolet televizive të Reddick përfshinin gjithashtu Oz, Lost, Bosch dhe një rol kryesor në dramën fantastiko-shkencore Fringe. Para vdekjes së tij ai gjithashtu filmoi pjesën e Zeusit për adaptimin e ardhshëm televiziv të Percy Jackson.

Ai u shfaq për herë të fundit në mediat sociale të mërkurën në mëngjes, kur ndau një video nga shtëpia e tij duke shijuar kohën me qentë e tij.