Gjatë verës së vitit 2022, jeta e Justin Bieber mori një kthesë të frikshme pasi ai postoi një video që tregonte se gjysma e fytyrës së tij nuk po reagonte. Ai zbuloi se vuante një gjendje e njohur si sindroma Ramsay Hunt, e cila e detyroi atë të anulonte turneun e tij botëror në atë kohë.

Raportet fillestare nuk ishin shumë inkurajuese pasi frika për përkeqësimin e gjendjes së tij vazhdonte të rritej me kalimin e kohës. Bieber ishte gjithnjë e më pak aktiv në rrjete sociale, pasi shkonte në terapi që e ndihmonin të kapërcente pengesat më të mëdha nga gjendja e tij. Edhe bashkëshortja Hailey Bieber u shfaq në disa programe në televizion duke folur për sfidat me të cilat çifti është përballur që kur u bë publike diagnoza.

Një gjendje e rrallë si kjo shpesh përballet me përkeqësin, por Justiin Bieber duket se ka gjetur një litar shpëtimi që do t'i bëjë të gjithë fansat e tij të shkëlqejnë nga gëzimi. Në llogarinë e tij në Instagram, në një video të re, duket se fytyra e tij reagon plotësisht dhe mimikat e buzëqeshjes janë të dukshme.

Është ende herët për të thënë se sa kohë do t'i duhet Justin Bieber-it për t'u shëruar plotësisht nga kjo gjendje, por mjekët tashmë kanë zbuluar se gjendja është e shërueshme. Një çrregullim neurologjik i kësaj natyre shërohet akoma më shpejt nëse trajtohet herët.

Duke gjykuar mbi përditësimin e Justin Bieber, duket se këngëtari do t'i kthehet jetës së mëparshme shumë shpejt.

Megjithatë, ende nuk janë shpallur data të reja të turneut të tij të anuluar sepse Justin duhet të rikuperohet 100%.