Hyrja e Lorenc Hasramës në "Big Brother VIP" bëri zhurmë menjëherë pasi u raportua se ka qenë në lidhje me Keisin. Si për ta përforcuar më shumë këtë, regjia gjatë hyrjes së Lorencin fokusoi Keisin dhe Sabianin që ndodhej në studio. 

Ky i fundit ka reaguar në lidhje me zërat, duke i mohuar. Ai shkruante se me Lorencin kanë miqësi të përbashkët por nuk ka qenë në lidhje me vajzën e tij. 

Nga ana tjetët, dyshimet janë forcuar nga Keisi e cila në një farë mënyre ka shkëputur marrëdhënien me Kristin. Ajo thekson se kjo është thjesht një fazë njohjeje dhe nuk do që të bëj asnjë hap më tej për sa kohë janë brenda shtëpisë së Big Brother, pra nuk dëshiron ta quaj një marrëdhënie të mirëfilltë, pasi nuk ndihet e dashuruar.

E ftuar ditën e sotme në "Fan Club", gazetarja Aulona Musta duket se konfirmoi se Lorenci dhe Keisi kanë qenë në një lidhje. Për më tepër, ajo risolli në vëmendje një deklaratë të Lorencin para hyrjes në BBVA i cili kishte thënë se ka qenë në lidhje me një vajzë të njohur.

"Diçka të konfirmuar nuk ka, por në rrethe përfliter kjo gjë. Ata kanë qenë të lidhur para "Big Brother VIP". Dhe për më tepër Lorenci para pak kohësh pranoi në emisionin tim se ka qenë i lidhur me një figurë publike".-tha Aulona.