Një dasmë rrugës?

Moderatorja Fjoralba Ponari thotë se "Po" në të ardhmen e afërt, sapo ajo dhe partneri i saj të jenë më komodë në aspektin profesional. Në një intervistë sot ajo tha se nuk ka marrë ende propozim, por marrëdhënia e tyre është shumë e konsoliduar.

"Është diçka që do ndodhë sepse kemi një marrëdhënie shumë të konsoliduar. Problemi është se ne momentalisht jemi duke investuar në profesionet që kemi. Deri në një moment, që është i afërt jo i largët, do jemi më komod me profesionet tona, mendoj se do jetë momenti i duhur".-tha Fjoralba në "Wake Up".

E duke qenë se jemi te martesa, po fëmijët? Në fakt duket se këtë dëshirë asaj dhe partnerit të saj ia zgjom djali i mikeshës së saj të ngushtë Einxhel Shkirës, Trev. Gjithsesi, për planet konkrete, Fjoralba nuk foli.

"Kujdesmi shumë për Trev, dhe mëmësia është diçka që asnjëra nga ne të treja nuk e ka provuar. Është një dashuri shumë e madhe. Por, mua dhe Argjira Spancës po na fut në sherr me partnerët tanë, se na ka ndezut fitilët e "baby fever". Pastaj, rrimë me Trevin dhe fillon e qan nga hiçi e themi "Jo, jo lëre fare"- tha ajo ke shaka.

Përtej moderimit, dihet tanimë edhe talenti i saj në muzikë. Fjoralba ka qenë në "The Voice of Albania" vite më parë dhe po ashtu ka zbuluar se po punon për projekte muzikore me Mc Kreshën dhe Lyrical Son. E më në fund, duket se albumi i saj do vijë. Se kur? Ende nuk e dimë.

"Projekte kam pasur që këtu e para 2 vitesh. Unë u lidha me çunat e P.I.N.T, Kreshën dhe Lyrical, duke qenë se na qëlloi pandemia, më pas Kresha u martua, unë mora dy projekte televizive, koha nuk ka qenë në favorin tonë. Nuk dua të jap afate por është në plan albumi."-tha Fjoralba.