Vendet më të lumtura në botë, ja si renditet Shqipëria

Nga Class• 20 March 2023

Vendet më të lumtura në botë, ja si renditet Shqipëria

Njerëzit më të lumtur në botë jetojnë në Finlandë, sipas një sondazhi që bëhet në 150 shtete. Anketa bazohet në mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin etj. dhe mbi këta faktorë Shqipëria është 83 vende më poshtë se vendi kryesues.

Nëse jeton në Finlandë, je ndër njerëzit më të lumtur në botë. Raporti që mat nivelin e lumturisë, bazuar në mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe korrupsionin, tregon se shteti nordik është për të 6-tin vit radhazi në krye të renditjes botërore. Danimarka, Islanda, Izraeli vijnë pas saj. 

Ndërkohë, Shqipëria renditet në vendin e 83 dhe sipas sondazhit, njerëzit që jetojnë këtu, janë më pak të lumtur se fqinjët në Mal të Zi, Greqi e Kosovë, dhe në të njëjtin nivel me ne shkojnë edhe maqedonasit, të 87-tët në listë.

Raporti përdor të dhënat e sondazhit global për të treguar se si njerëzit vlerësojnë jetën e tyre në më shumë se 150 vende në mbarë botën. Në cdo shtet pyeten 1000 individë të rastësishëm, të cilëve iu kërkohet që të rendisin nga 1 në 10 qëndrimin e tyre për cilësinë e jetës së tyre dhe mjedisit përreth.

Burimi: Euronews

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon