Shumë njerëz joshen nga ideja se grupi i tyre i gjakut përcakton personalitetin e tyre, apo se disa ushqime mund të përmirësojnë shëndetin e një personi bazuar në grupin e gjakut. Ndërsa këto besime nuk janë domosdoshmërisht shkencore, një studim i fundit tregon se një grup i caktuar gjaku mund të ndikojë në faktin se disa njerëz mund të jenë më të predispozuar se disa të tjerë për t`u prekur nga disa sëmundjeve të caktuara.
Studiuesit thonë se lloje specifike të gjakut kanë një rrezik të shtuar të zhvillimit të mpiksjessë tij, si tromboza e venave të thella (DBT) dhe kushte të tjera të hemoragjisë,ashtu si edhe hipertensioni i shkaktuar nga shtatzania. Përveç kësaj, studimi zbuloi një lidhje midis grupeve të gjakut B dhe O dhe formimin e gurëve në veshka.
Hulumtimet paraprake tregojnë se njerëzit që i përkasin grupit të gjakut A ose B,janë më të rrezikuar për t`u prekur nga sëmundjet e zemrës, ndërsa ata me grupin e gjakut O janë më të prirur të vuajnë nga një çrregullim i hemoragjisë. Mbi 5 milionë njerëz në Suedi ishin pjesë e një studimi, për të parë nëse grupi i tyre i gjakut ABO apo grupet e gjakut RhD-pozitiv/negativ ishin të lidhura me sëmundje të caktuara.
Ekipi i krahasoi grupet e gjakut me më shumë se 1000 çrregullime shëndetësore. Të dhënat zbuluan 49 sëmundje të lidhura me grupe specifike të gjaku, dhe një çrregullim të lidhur me grupin RhD. “Ka ende shumë pak informacione në dispozicion, nëse njerëzit me grupe gjaku RhD-pozitiv apo RhD-negativ mund të jenë më të rrezikuar nga disa sëmundje, apo sa sëmundje të tjera mund të kenë lidhje me këtë grup gjaku”-thotë autori kryesor i studimit Torsten Dahlen i Departamentit të Mjekësisë, Solna, në Institutin Karolinska në Suedi.
“Për të ndihmuar në plotësimin e këtij boshllëku, ne përdorëm një qasje të paanshme për të hetuar lidhjen midis llojeve të gjakut ABO dhe grupeve RhD dhe më shumë se 1000 sëmundjeve”- theksoi ai.
Studimi tregon se njerëzit me grupin e gjakut A janë më të rrezikuar nga zhvillimi i mpiksjes së gjakut i tipit DBT. Ndërkohë njerëzit me grupin e gjakut O, ishin më të rrezikuar nga zhvillimi i hemoragjisë. Për më tepër, gratë me antigjenin e tipit O ose RhD (grupi pozitiv i gjakut) ishin më të ndjeshëm ndaj presionit të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë.
U zbulua se njerëzit me grupin e gjakut B, kishin një incidencë të zvogëluar të gurëve në veshka. Sipas gjetjeve, individët me grup gjaku AB nuk ishin të lidhur me asnjë nga sëmundjet specifike të lidhura me llojet e tjera.
Gjithsesi, duhen më shumë kërkime për të verifikuar gjetjet dhe për të identifikuar nëse ka apo jo arsye alternative për këto lidhje midis llojeve specifike të gjakut dhe një rreziku në rritje të sëmundjeve të veçanta.
StudyFinds