Gati dy muaj pas tërmeteve shkatërrimtare, një grup ekspertësh thonë se mund të ketë një tjetër tërmet të ngjashëm.

Sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Kalifornisë Jugore (USC), i botuar në revistën “Seismica”, një pjesë e thyerjes ka mbetur e bllokuar.

Një sinjal që tregon se kur fërkimi rritet, thyerja mund të çojë në tërmete të reja kur të ulet. Gjeofizikani i USC, Sylvain Barbot, së bashku me studiues të tjerë, dokumentuan, falë sensorëve në distancë, tërmetin që më 6 shkurt vrau më shumë se 50.000 njerëz në Turqinë lindore.

“Ne e dimë pak më mirë se për çfarë të përgatitemi. Nuk e dimë momentin, por e dimë se ku mund të ndodhë”, tha Barbot në një deklaratë të USC.

“Ne kemi këtë rajon, distriktin Pütürge, ku mund të presim një tërmet me magnitudë 6,8. Popullsia duhet të përgatitet për këtë.”, përfundon Barbot.

Në një intervistë për mediat vendase, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu shprehet se numri zyrtar i viktimave si pasojë e lëkundjeve sizmike është 50 782, teksa të lënduarit janë me mijëra.