Arif Ziberi, anëtar i grupit të suksesshëm Elita 5, është i ftuari i rradhës në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”. 

I pyetur nga fëmijët e kastit se si nisi karriera e tij, Arifi tregoi rrugëtimin e grupit legjendar shqiptar. 

“Unë nuk u bëra futbollist, unë e zgjodha këngën, se këngën e doja më shumë.  

Elita 5 ekziston prej afro 40 vitesh. Ne kemi qenë bashkë në shkollë që në fillore e 9-vjeçare. Grupi lindi nga një dëshirë e madhe ndaj muzikës, ndër vite u krijua. Mund të themi që prej 40 vitesh jemi akoma ata që ishim, të njejtët e i kemi rezistuar kohës.”- u shpreh artisti për “Në kurthin e Piter Pan”.