V -‘Çfarë ke që nuk më sheh në sy?’
Unë- ‘Ndjej frikë.’
V- ‘Frikë për çfarë.’
Unë- ‘Frikë nga rrethanat qe krijohen përpara meje.’
V- ‘Ato nuk krijohen, i krijon ti, por më përpara ke harruar të më krijosh mua.’
Unë- ‘E si të të krijoj unë ty, është më e lehtë të të shohësh tek të tjerët sesa të krijosh tek vetja’.
V- ‘Këtu fillon problemi me ty!’
Unë- ‘E shikon pra që unë kam probleme…’
V – 'I ke sepse i krijon. E harxhon kohën duke krijuar perceptime të gabuara, kur në fakt realiteti është shumë ndryshe.’
Unë- 'Çfarë do të thuash?'
V- ‘Ti je unike, ke vlera dhe ke diçka që dikush tjetër do të donte ta kishte.'
Unë- ‘Ehhh, po po, ma mbushe mendjen…Unë nuk kam asgjë...’
V- ‘Unë do ta kthej ‘asgjë-n’ në ‘gjithçka’, nëse më premton diçka!
Unë- ‘Çfarë?’
V- Më premto që do vlerësosh gjërat që ke, si të pakrahasueshme! Ti ke një tipar që nuk e ka askush tjetër, ti e ke një aftësi që askush nuk e ka dhe që ndoshta shumë do e dëshironin. Mjafton që të dëgjosh vetëm zërin brenda vetes dhe jo zërat e jashtëm, dhe kështu do të krijohem unë, Vetëbesimi!
Unë- ‘Hmmm…’
V – 'Prit nuk kam mbaruar. Si fillim, largo nga vetja njerëzit që të shtojnë pasiguritë dhe të zbehin aftësitë që ti ke. ‘Gjykimet’ e tyre të gabuara nuk kanë vend në jetën tënde. Ti I vendos standarded dhe asgje nuk i ndryshon ato!’
Unë- ‘Të gjitha këto që the janë të vërteta…'
V- ‘Më krijo, më shiko vetëm mua në sy dhe asgjë nuk do mund të ndalojë drejt rrugës së duhur. ‘