Vitin e ardhshëm njerëzit do të mund të darkojnë në hapësirë

Nga Class• 11 May 2023

Vitin e ardhshëm njerëzit do të mund të darkojnë

Ngrënia e një darke të nivelit të yjeve të Michelin ‘me pamje nga hapësira’ mund të jetë një realitet vitin e ardhshëm, nëse kompania franceze Zephalto arrin qëllimin e saj.

Sipërmarrja e turizmit hapësinor, e themeluar nga ish-kontrolluesi i trafikut ajror Vincent Farret d'Astiès, aktualisht po shet "bileta të rezervimit paraprak" për udhëtimet e ardhshme me pajisjet hapsinore, të quajtura Celeste, e bashkangjitur në një tullumbace stratosferike.

Kjo kapsulë do të ngjitet në një lartësi prej 25 kilometrash (rreth 15.5 milje), duke i lejuar mysafirët të mrekullohen me lakimin e Tokës. Në mes të pamjes frymëmarrëse, udhëtarët do të pijnë dhe do të hanë me kualitet.

Biletat e rezervimit paraprak shkojnë për 10,000 euro (afërsisht 10,900 dollarë) dhe u japin blerësve një shans për të rezervuar një vend sa herë që biletat dalin në shitje. Në përgjithësi, një udhëtim në Celeste mund të shkojë deri në 120,000 euro.

Zephalto i tha CNN Travel se vendet në bordin e fluturimeve të para nga fundi i vitit 2024 deri në mesin e vitit 2025 tashmë janë grumbulluar dhe ata tani po shesin vende të para-rezervimit për mesin e 2025 e tutje.

Vitin e ardhshëm njerëzit do të mund të darkojnë

Celeste synon të transportojë gjashtë pasagjerë dhe dy pilotë në lartësinë maksimale në vetëm 90 minuta, me një shpejtësi prej katër metrash në sekondë. Kapsula më pas do të qëndrojë mbi Tokë për tre orë – shumë kohë për të shijuar një vakt me shumë pjata dhe disa gota verë të mirë franceze.

Farret d'Astiès i tha CNN Travel se ndërsa opsionet e ushqimit dhe pijeve të Celeste do të jenë luksoze, "pamja dhe udhëtimi i përgjithshëm mbetet fokusi qendror i ofertës, duke i lejuar mysafirët të vlerësojnë dhe të shijojnë bukurinë e hapësirës".

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon