Shumica e nxënësve të klasës së parë nuk e njohin emrin e themeluesit të markës Gucci - e lëre më të din diçka më tepër për të...
Por është fjala për një 7-vjeçar me një talent të jashtëzakonshëm në krijim dhe stilim veshjesh. Max Alexander beson se ai ka një lidhje të thellë me stilistin e famshëm, Gucci.
Max, një mjeshtër rrobaqepësie që ka dizajnuar dhe krijuar rroba që kur ishte 4 vjeç, tregon për PEOPLE se ai ishte Gucci në një jetë të mëparshme. "Unë në fakt isha!" thotë ai me besim.
Nëna e tij Sherri Madison thotë se ai shafqi interesin e tij për rrobaqepësi në moshën 4 vjeçare.
" Ne ishim një darkë gjatë karantinës dhe ai thjesht tha fjalë për fjalë, 'Kam nevojë për një manekin'. Ai ishte shumë serioz. Pa të qeshur. Unë thashë: "Mirë, nuk të kam parë kurrë të interesuar për modën. Për çfarë po flet?" Ai tha: "Sepse unë nuk kam manekin. Nëse më merrni një manekin, do t'ju tregoj. Unë jam stilist." "
“Sapo filloi të bënte fustane, ishte gjëja më e çmendur”, vazhdon ajo. "Vrapova dhe mora burrin tim. Më tha: "Dil nga zyra, duhet të shohësh se çfarë po bën Max. Është çmenduri." "
Ndonëse Max filloi të stilonte dhe të qepte pa përvojë apo ekspozim ndaj modës, Madison më vonë kuptoi se moda në fakt rrjedh në gjenet e tij.
"Gjyshërit e mi dhe nëna ime ishin rrobaqepës, por Max nuk dinte asgjë rreth kësaj, erdhi nga hiçi."
Deri më tani Max ka qepur dhjetëra fustane, si dhe ka nisur edhe shitjen e tyre! Max Alexander, me siguri në markë e re në të ardhmen.