Enrique Iglesias anullon koncertin për shkak të problemeve shëndetësore

Nga Class• 14 May 2023

Enrique Iglesias anullon koncertin për shkak të problemeve

Këngëtari Enrique Iglesias është tërhequr nga festivali Tecate Emblema në Mexico City për shkak të pneumonisë, pasi mjekët e kanë urdhëruar të marrë një pushim të menjëhershëm.

Në një deklaratë të shpërndarë në media sociale, Iglesias shprehu trishtimin e tij për anulimin e shfaqjes.

Duke iu drejtuar ndjekësve, këngëtari i Bailamos shkroi: 

Të dashur fansa, do të jetë e pamundur për mua të paraqitem në shfaqjen sonte në Meksikë. Unë kam pneumoni dhe mjekët më kanë këshilluar pushim dhe më kanë ndaluar të hipja në aeroplan.

Organizatorët njoftuan se një grup artistësh, duke përfshirë Danna Paola dhe anëtarët e grupit "90's Pop Tour", do të merrnin përsipër koncertin në mungesë të Iglesias.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon