Diola Dosti flet për tradhëtinë nga partneri: 'Ia kam falur asaj, nuk e dua fare'

Nga Class• 25 May 2023

Diola Dosti flet për tradhëtinë nga partneri: 'Ia kam falur

Ish-banorja e "Big Brother VIP", Diola Dosti, ka folur shpesh për raportin e saj të mbyllur me ish-partnerin me të cilin ka edhe 3 fëmijë.

Në një intervistë në “Ftesë në 5” ajo ka pranuar së fundmi se është tradhëtuar nga ish-partneri i saj.

Të vënë përballë situatës nëse janë tradhtuar nga partneri me dikë që nuk e krahasojnë me veten, Diola u përgjigj me “po”. Sipas saj, tradhtia nuk falet dhe partnerin do e linte të shkonte me të dashurën e tij.

“Unë mendoj që në momentin që hyn një person tjetër, pra unë jam e para dhe ajo është e dyta, pra futet në mes, më mirë të mbajë të dytën. Aman të keqen ia kam falur se nuk e dua fare. Pra në momentin që bën një zgjedhje tjetër dhe unë investoj kaq shumë te vetja ime, në integritetin tim e për trajnime dhe ai zgjedh dikë tjetër… merre se ta kam falur”, tha ajo në emisionin “Ftesë në 5”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon