
Para pak javëve Nita Latifi u shpreh tepër e zhgënjyer nga një deklaratë e Bled Manes për vajzat nga Kosova, e bërë kohë më parë, teksa tha se ajo nuk e njihte fare Bledin kur e takoi brenda shtëpisë së BBVIP. Ajo tha se martesa që u bë brenda shtëpisë ishte lojë dhe mes tyre nuk ka asgjë.
Po ashtu, në një intervistë të fundit, pyetjes se çfarë i ka bërë më tepër habi pas daljes nga formati i njohur, Nita ka treguar edhe një herë për shfrytëzimin nga ana e tij për situatën e dasmës së tyre.
Bledi iu përgjigj asaj përmes një postimi në Instagram. Duke ironizuar ish-banoren, përmes krahasimeve dhe epiteteve, ai shprehej se të gjithë banorët e tjerë e kishin harruar Nitën brenda shtëpisë dhe ishte ai që e solli sërish në qendër të vëmendjes. Po ashtu ai tha se më parë ishte martuar me Kristin ose Ronaldon se me Nitën.
Sot ata janë përballur për herë të parë me njëri-tjetrin në 'E Diell', ku nuk kanë munguar debatet e ashpëra e ofendimet.
Të ftuar në rubrikën “Në trotuar” Bledi dhe Nita janë përplasur sërish pas debateteve virtuale në rrjete sociale. Të dy kanë akuzuar njëri-tjetrin se po përdorin situatën, ndërsa gazetari e ka këshilluar këtë të fundit që ta përdorë famën për përfitime.
