"Është një magji që nuk ka të bëj vetëm me fuqëzimin e imazhit, por përfshin shumë aspekte të jetës ku të bën të ndryshosh përgjithmonë vlerësimin për veten."

Të gjithë e kemi perceptimin e përshtatjes së ngjyrave me pamjen tonë fizike në jetën e përditshme, veçanërisht ato ngjyra që qëndrojnë shumë pranë fytyrës (ngjyra e flokëve, make up, bizhuteritë dhe veshjet e pjesës së sipërme), sepse ato ndërveprojnë me ngjyrat tuaja natyrale.

Njohja e ngjyrave që harmonizohen me përzierjen e ngjyrës së lëkurës, syve dhe flokëve tuaj është diçka më e rëndësishme nga se mund ta mendoni.

Disa studime shkencore kanë vërtetuar se mospërshtatja e ngjyrave ndikon në gjendjen emocionale në mënyrë të pavetëdijshme, duke ulur motivimin dhe produktivitetin.

Për të arritur njohjen ideale për 'ngjyrat e jetës' tënde ekziston një teknikë e quajtur Armocromia, nëpërmjet së cilës çdo grua mund të krijojë paletën e saj të ngjyrave për veshjen, grimin, apo ngjyrën e flokëve.

Tani jeni në fazën që doni të mësoni më shumë rreth këtij termi dhe ne kemi siguruar një intervistë ekskluzive me Esmeralda Zoton, e cila ka sjellë për herë të parë në Shqipëri testin e Armocromia-s.

Esmeralda, njihet si një grua e suksesshme në fushën e biznesit në vend. Ajo qëndron në krye të Studio Scarpe, Souvenir Store Tirana dhe La Carrie Albania.

Esmeralda ka kryer studimet në institutin e imazhit në Milano, të cilin e vlerëson si një rrugëtim të bukur dhe plot emocion.

"Ishte pikërisht viti 2016 ku sapo kishte filluar të flitej rreth Armocromia-s në Itali. Më tërhoqi menjëherë vëmendjen si term dhe nisa të kërkoj dhe të lexoj rreth saj . Gjatë kërkimeve dhe interesimit që kisha për këtë fushë u njoha me pedagogen Rossella Migilacio, e cila është themeluesja e parë e Instiutit të imazhit në Milano, gjithashtu dhe autorja e sjelljes së kësaj shkence për herë të parë në Itali.

Vendosa të kryej studimet ne Insitutin e Imazhit në Milano. Një rrugëtim shumë i bukur dhe plot emocion.

Në bazë të eksperiencës time dhe e bindur në vetvete që ne jemi popull që e duam të bukurën dhe e përqafojmë atë, mora mbi supe sfidën për ta sjell për herë të parë në Shqipëri këtë shkencë magjike siç është ARMOCROMIA."- shprehu Esmeralda Zoto për Revistën Class.

Në bisedën që patëm me Esmeraldën, kuptuam se Armocromia është shkenca, e cila është në gjendje të na edukojë të kujdesemi për paraqitjen tonë, që në çdo moment dhe situatë të dukemi gjithmonë në formë dhe të kuruar.

Çfarë ndryshoi tek Esmeralda studimi i Armocromia-s dhe cili është qëllimi kryesor?

"Tek unë ndryshoi i gjithë koncepti i imazhit dhe mënyra e jetesës si dhe pika më kryesore dashuria për veten.

Qëllimi dhe dëshira ime është që kjo risi t'i kalojë pritshmëritë e mia dhe të më shtyjë drejt realizimit të ëndrrës sime, krijimin e një Akademie të mirëfilltë për imazhin dhe ku rol kryesor të luaj dhe Armocromia.

Dua të bëj me dije që shërbimet tona të konsulencës dhe Armocromisë të fokusohen gjithashtu në ndërrmarje, hoteleri, dyqane veshjesh & aksesorësh, Beauty etj."

Në piramidën e nevojave njerëzore të Maslow, Armocromia fokusohet në nivelin e dytë të hierarkisë, pra tek nevojat sociale dhe psikologjike.

Në shoqërinë moderne, imazhi është shumë i rëndësishëm dhe është i lidhur fort me nivelin e vlerësimit dhe vetëbesimit.

Për këtë arsye Armocromia është shkenca, e cila është në gjendje të na edukojë të kujdesemi për paraqitjen tonë, që në çdo moment dhe situat të dukemi gjithmonë në formë dhe të kuruar.

3 gjëra që duhet të ketë parasysh një vajzë në lidhje me rëndësinë e Armocromia-s

Sipas Esmeraldës, Armocromia të edukon që të reflektosh:

·       Të bën më të përgjegjshme.

·       Personalizon dhe identifikon më shumë gjërat që të rrethojnë.

·       Rrit nivelin e etikës.

Armocromia, përveç se është një trend i momentit, është dhe një nevojë personale ku gjejnë vend dhe vajza/gra që janë në fazë divorci, zhvillimi në karrierë, gjendje ankthi apo depresioni, në fazën e njohjes së vetvetes dhe kërkojnë të ndryshojnë dhe përmirësojnë jetën e tyre.

Për çdo detaj apo informacion shtesë, keni mundësinë të lini një takim me ngjyra me Esmeralda Zoton.