Dua Lipa dhe regjisori Romain Gavras po shijojnë një lidhje të bukur dashurie. Nuk ka ende detaje lidhur me historinë e tyre se ku dhe kur janë njohur, por çifti zyrtarizoi romancën pak javë më parë në Festivalin e Kanës.

Edhe pse përfliteshin për një lidhje, dalja e tyre në tapetin e kuq krah njëri-tjetrit ishte totalisht e papritur dhe mori goxha vëmendje.

Ditën e sotme Romain feston ditëlindjen dhe Dua i ka bërë një urim publik shumë të ëmbël. Ajo ka ndarë një foto të tyre bashkë ku shihen të përqafuar teksa shkruan në frëngjisht: “Gëzuar ditëlindjen, zemër”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)