E quajti ‘kamarierja e Lushnjes’, ja si përgjigjet Kiara Tito

Nga Class• 4 July 2023

E quajti ‘kamarierja e Lushnjes’, ja si përgjigjet Kiara Tito

Kiara Tito ditët e fundit ka qenë kryefjala e portaleve rozë, që nga ‘Kepi I VIP-ave’ e deri te lançimi i linjës së saj të bikini-ve.

Së fundmi, moderatorja ishte në kopertinën e revistës “Global Ëoman”, ku ka ndarë detaje për jetën pas Big Brother-it, romancën me Luiz Ejllin si dhe për karrierën profesionale.

Shumë mbështetës të Kiarës janë treguar suportivë dhe entuziastë mbi intervistën, ndërkohë që ka patur edhe komente negative. Një prej tyre iu drejtua me etiketimin “kamarierja e Lushnjes”.

“O Zot kamerierja e Lushnjës në cover”, ka qenë komenti që i është bërë Titos nga një ndjekëse.

“Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, është përgjigjur Kiara.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon