"Don't stop, don't stop, baby girl don't stop!"
Kënga e Noizyt, "Jena Mbretër 2" ka qenë himn i këtyre muajve. Por, me siguri reperi as që e ka menduar se kënga e tij do hapte një dasmë.
Siç e do tradita, çifti e nis dasmën duke kërcyer një këngë romantike dashurie, të tipit "All of me" të John Legend, ose "Perfect" të Ed Sheeran. Por, nuk ishte kjo zgjedhja e Idës dhe Xhonit, të cilët padyshim mund t'i konsiderojmë "çift më cool" i momentit.
Dy të dashuruarit kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë pak ditë më parë dhe për këtë ditë të çmuar zgjodhën "Class Events by Alketa Vejsiu", që edhe një herë realizoi një super event që tejkaloi pritshmëritë e çiftit, sikurse janë shprehur edhe vetë ata. Në një ceremoni të menduar dhe kuruar në detaji, qershia mbi tortë ishte kërcimi i tyre.
Videoja tashmë është bërë virale me miliona shikime dhe mijëra shpërndarje. Në faqen e "Revista Class" në Instagram kjo video është parë mbi 1.3 milionë herë.
View this post on Instagram
Komentuesit kanë përgëzuar çiftin për zgjedhjen e veçantë, energjinë e treguar dhe thyerjen e kornizave.