Sikurse e morëm me mend, prishja e miqësisë mes Don Xhonit dhe Butrint Imerit paska qenë thjesht një lojë.

Mbrëmjen e djeshme dy këngëtarët kanë performuar në një club, ku kanë dalë bashkë para të pranishmëve. Ata kanë deklaruar se nuk janë zënë kurrë dhe se bën këtë lojë sipas tyre për të parë reagimin e njerëzve.

Kujtojmë se e gjitha nisi nga mungesa e Don Xhonit në ditëlindjen e Butrintit. Butrinti organizoi një festë të madhe për 27-vjetorin e tij në Tiranë ku kishte të ftuar personazhe të shumta publike.

Mirëpo, nuk kaloi pa u vënë re mungesa e mikut të tij më të mirë. Drama u shtua pasi në reperi nuk bëri asnjë urim publik për t’i uruar ditëlindjen Butrintit. Fill pas raportimeve dy djemtë nuk ndiqeshin më në Instagram. Ata heqën njëri-tjetrin papritur në këtë platformë sociale duke shtuar dyshimet se miqësia e tyre ishte krisur.