
Në faqen zyrtare në "Alpha Show" në Instagram po publikohet në disa pjesë rrëfimi i Noizy lidhur me koncertin e tij madhështor që do organizohet në 4 gusht për të dytin vit radhazi.
Në pjesën e dytë të rrëfimit të tij Noizy ka treguar se këngët e tij të preferuara në albumin "Alpha" janë ato që të ndërthurura me përjetimet personale. 3 janë ato që reperi i veçoi: “Alo, alo”, “Edhe sa”, “A je i lumtur”.
“Secila nga këngët e kanë diçka speciale prandaj ndodhen në albumin ‘Alpha’. Kënga ‘Alo alo’ e prodhuar nga producenti im, ‘Edhe sa’ dhe ‘A je i lumtur’ janë këngët me përjetime të miat që kanë të bëjnë me jetën personale. Janë edhe këngët komerciale, por këngët e mia të preferuara janë ato që kanë të bëjnë me jetën time”, rrëfeu Noizy.
Duke u kthyer te koncerti në sheshin “Nënë Tereza”, për publikimin e albumit të tij, reperi tregoi se ai ishte mënyra më e mirë e promovimit të një albumi madhështor si “Alpha”.
“Një mënyrë e promovimit të albumit “Alpha” është të mbledhim njerëzit në sheshe të dëgjojnë live. Atë natë kam kënduar këngën “Jena mbretër 2”, u bë shumë virale, ishte e bukur sepse njerëzit e dinin këngën pa dalë akoma”, shprehet reperi.
Për sa i përket prodhimeve muzikore më të dëgjuara, Noizy zbuloi se këngët që luhen nëpër disko mbeten më të klikuara, pasi fitojnë popullaritet më të lartë.
“Në mesin e 22 këngëve janë diku tek 5 ose 6 komerciale jashtëzakonisht shumë të forta. Janë komerciale që luhen nëpër disko dhe janë vendet ku ka njerëz. Këto janë këngët që marrin më shumë klikime”, tha ai.
View this post on Instagram
