
Një debat që është bërë para 7 vitesh mes Venera Lumanit dhe Flori Mumajesit është risjellë së fundmi sërish në kujtesë nga kanautori.
Për t’ju rifreskuar pak memorien dyshja janë përplasur me njëri-tjetetrin në “E diela shqiptare” kur të dy konkurronin për “Kënga Magjike. Asokohe, Venera i tha Florit se përse kishte futur muzikë dhe këngë turbo folk në tregun shqiptar, duke shtuar se ajo bënte muzikë të pastër. “Unë në fakt, doja t’i bëja vetëm një pyetje Florit. Kam dëgjuar shumë këngë të bukura nga Flori, pse duhet të bësh këngë aq të mëdha, por edhe këngë limonadë, deri diku, futur me këtë turbo folkun brenda?”-tha këngëtarja.
Flori nga ana tjetër deklaroi se për të muzika nuk është një ekuacion i saktë dhe se bën muzikë për çfarë ia ndien shpirti. “E di sa kam parë si ty unë, Venera? Që bëjnë moral dhe ikin këndojnë nëpër dasma? Do të të vij koha edhe ty”-iu drejtua ai atëherë Venerës.
Dhe tani duket se, koha ka ardhur edhe për Venerën, gjithmonë sipas Florit. Ajo dhe Lindi kanë publikuar këngën e fundit me titull “Zemra, zemra” të cilën Flori e ka publikuar në Instagram krah videos së tyre duke debatuar.
Ai shkruan: “Është faji im apo çështje kohe?”.

