Edhe pse lidhja e tyre u zyrtarizua që nga qershori i kaluar, ende nuk dihet asgjë për historinë mes Monica Bellucci dhe Tim Burton, të ruajtur me fanatizëm nga ata, me përjashtim të pak fjalëve të folura nga ajo.

Dhe tani është sërish aktorja që ka folur për këtë temë, e ngacmuar nga 'Harper's Bazaar España', e cila i kushtoi asaj kopertinën e shtatorit. “Le të themi se gjeta te Tim një shpirt të mrekullueshëm, një shpirt spektakolar, dikë që ka një botë ëndrrash. Ai është i mrekullueshëm, sigurisht që është ... ", tha Bellucci duke folu për partnerin e saj, me të cilin ka rreth një vit në lidhje.

Monica Bellucci konfirmon historinë me Tim Burton duke thënë: “Jam e lumtur që e kam takuar. Unë e dua."

Pas muajsh thashetheme, aktorja italiane foli për herë të parë për partnerin e saj, regjisorin e filmit 'Beetlejuice 2': “E njoh si burrë, e dua dhe tani do ta njoh si regjisor, një tjetër aventurë fillon."- i tha ajo 'Elle France' disa muaj më parë. Në historinë e tyre, megjithatë, ka pak dashuri me shikim të parë. Aktorja dhe regjisori njihen prej disa kohësh dhe nuk e kanë fshehur asnjëherë vlerësimin e tyre të ndërsjellë. Shkëndija e vërtetë nisi në 'Festivalin e Filmit Lumière' në Lyon, në vjeshtën e vitit 2022. Një dashuri e pjekur, e cila erdhi pas lidhjeve të rëndësishme.

Tim Burton, i cili do të mbushë 65 vjeç më 25 gusht, ishte i martuar nga viti 1989 deri në 1993 me artisten Lena Gieseke, më pas pati një lidhje me Lisa Marie (e cila u shfaq në disa nga filmat e tij) dhe me Helena Bonham Carter, që e njohu në xhirime. Prej saj regjisori pati dy fëmijë, Billy Ray, 19 vjeç dhe Nell, 16.

Bellucci, 59 vjeç, ka dy vajza me ish-bashkëshortin e saj Vincent Cassel, Deva, 18 vjeç dhe Léonie, 13 vjeç dhe me Burton sot ajo po përjeton një sezon të ri emocionues të jetës.