
Fero ka qenë kryefjalë e mediave sociale ditët e fundit pasi njoftoi dy ditë më parë se do tërhiqet nga muzika për shkak të fesë, duke deklaruar në një postim në Instagram se ka studiuar rreth islamit dhe ka vendosur që ta lëjë muzikën dhe t'i përkushtohet asaj dhe familjes.
Fero shkruante se pendohet për çdo tekst që ka shkruar teksa kërkon që këngët e tij të fshihen e mos të dëgjohen më.
View this post on Instagram
Dhe ashtu sikuse tha, Fero po vijon përkushtimin e tij fetar. Thënë kjo, ai është shfaqur për herë të parë në publik që nga deklarata e bujshme. Fero është shfaqur në xhami duke falur namazin e xhumasë. Foto nga atje ka postuar një biznesmen nga Kaçaniku.

