Free the nipple
Një slogan që ka shoqëruar emancipimin e grave edhe në industurinë e modës, ka të bëjë pikërisht me ekspozimin e gjoksit. Dhe kjo është ndikuar edhe nga stili i shumë vajzave të famshme ndër vite të cilat kanë ndikuar në historinë e modës, duke bërë si kryefjalë, disa ngjitëse në forma të ndryshme që mbulojnë thithkat e gjoksit,
Lil' Kim, Lady Gaga dhe Nicki Minaj janë adhuruese të mëdhaja të 'të brendshmeve' si sticker , duke i ekspozuar me besim në disa nga ngjarjet më të mëdha të industrisë muzikore. Miley Cyrus është një nga mbrojtëset më të mëdha të stilit të diskutueshëm, duke i quajtur ngjitëset "fuqizuese". Në fakt, ajo madje e vlerëson veten (me shaka, sigurisht) se ka "shpikur ngjitëset e thithkave".
Reperja Lil' Kim, Lady Gaga apo Nicki Minaj renditen ndër gratë e famshme që me vetëbesim nuk u kursyen për të ekspozuar gjoksin në shfaqjet më të mëdha publike të industrisë muzikore.
Lil' Kim debutoi në skenë me një nga pamjet më ikonike të viteve '90-të, me gjoksin e zbuluar dhe ngjitëset e lezetshme që mbulonin thithkat. Stili u rikthye në vitin 2010, duke prekur yjet e pop-it që guxuan me pamjen e tyre.