Ky vit ka qenë një vit i mbushur plot ngjyra të ndezura, për të lënë pas tendencat minimaliste! Nisur nga “Barbiecore” që PUSHTOI rrjetin dhe i rikthey të gjitha vajzat tek ngjyra rozë, tashmë kemi një tjetër trend që pritet të ketë të njejtin popullaritet.
Duket se vjeshta po ia lë podiumin një ngjyre tjetër të guximshme: e kuqja e flaktë!
Bëhet fjalë për atë nuancë të së kuqes që na shkon ndërmend kur kujtojmë marka si Alexandër McQueen, që gjithmonë e kanë zgjidhjen e parë kur flitet për pallto, kostume, canta dhe aksesorë të ndryshëm.
Teksa paraprakisht mund të jeni pak skeptikë për vëmendjen që tërheq kjo ngjyrë, mund t’ju sigurojmë që kombinimi me neutralet ngjan i përsosur tek të gjithë.
Kostum i kuq
Lëkurë e kuqe dhe xhinse
Pulovra
Fustan i kuq
Set
Aksesorë të kuq