Thonjtë e shkurtër

Përpara se të kalojmë tek dizanjet më të preferuara për këtë sezon, në rradhë të parë duhet të diskutojmë një herë e mirë formën. Besoj të gjitha biem dakord kur themi se është koha që të rikthejmë thonjtë e shkurtër, të cilat gocat e Class Hair and Make Up mund t’i realizojnë me formën perfekte sipas preferencës. Shtatori dhe atmosfera e fillimeve të freskëta që vjen me të, është koha e përkryer për të përqafuar thonjtë e shkurtër e praktikë, e për t’i thënë “Mirupafshim!” ekstravagancës verore!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS Makeup & Hair Studio (@class_hair_makeup)

Thonjtë latte

Tashmë, “Latte Make Up” është kthyer në një trend në TikTok; megjithatë, me ardhjen e stinës së vjeshtës kjo tendencë ka deportuar edhe tek thonjtë, si një kalim gradual nga ngjyrat e ndezura të verës tek një dimër “komod”. Nuancat karamel, çokollatë, etj. do të kthehen në tonet perfekte që alternojnë të qenit e sofistikuar, tërheqëse dhe feminile.

French-i i vjeshtës

Një gjë është pak por e sigurt: French-i nuk ndalon kurrë së qenuri në modë! Dhe kjo nuk do të ndryshojë as këtë vjeshtë. Sipas gocave të Class Hair and Make Up, tendenca kryesore në fillim të këtij shtatori ka qenë pikërisht ky dizanj, në të cilën, sipas preferencës, çdo vajzë mund të eksperimentojë dhe t’i ekzekutojnë me të gjitha nuancat ngjyrat e pëlqyera duke mos i qëndruar domosdoshmërisht të bardhës klasike.

Një prekje unike në manikyrin tuaj nga Class Hair and Make up, do të jetë zgjidhja e duhur për ta reflektuar delikatesën, pastërtinë dhe elegancën që stili French arrin të ofrojë.  

Thonjtë “shurup”

Një trend i nisur në Azi disa kohë më parë, së fundmi ka përfshirë edhe ‘Hollywood’-in duke u kthyer në të preferuarin e klienteve si Adele apo Dua Lipa, për t’u bërë kështu një prej tendencave më të kërkuara nga vajzat!

Për stinën e vjeshtës, gocat e Class mund t’jua konfirmojnë se funksionon në mënyrë të përsosur me tone të zbehta e të heshtura.