Një 'armë' e re sekrete për estetikën ka të bëjë me spermën e salmonit :)

Ky lloj i fundit i injektuesve po i çon trajtimet në klinikë në një nivel krejtësisht të ri.

Ndryshe nga injeksionet tradicionale, injektimi i quajtur 'Rejuan' nuk maskon kozmetikisht një problem (si Botox), por përkundrazi zbret në dermë dhe punon në mënyrë aktive për të riparuar qelizat e dëmtuara të lëkurës dhe për të rritur aftësitë e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës së lëkurës. 

SI FILLOI E GJITHA…

Në një studim të publikuar nga International Journal of Cosmetic Science, studiuesit zbuluan se lëkura e ekspozuar ndaj ADN-së së nxjerrë nga sperma e salmonit kishte përmbajtje më të lartë uji, rritje të elasticitetit të lëkurës dhe nivele më të forta kolagjeni. Aplikimi i spermës së salmonit gjithashtu rrit aftësinë e lëkurës për të prodhuar acidin hialuronik. 

Thuhet se të famshmit i nënshtrohen kësaj procedure përpara ngjarjeve të mëdha për të arritur një shkëlqim. 

Besnike ndaj këtij trajtimi është aktorja Jennifer Aniston e cila e ka konfimuar vetë efektivitetin e këtij trajtimi.

EFEKTET ANËSORE

Menjëherë pas procedurës, ka të ngjarë të keni lëkurë të kuqe. Gjithashtu do të keni ënjtje të përkohshme në fytyrë - kjo periudhë zakonisht zgjat dy deri në katër ditë. 

Ndërsa përbërësi është miratuar nga shumë agjenci qeveritare shëndetësore dhe mjekësore në të gjithë globin, të tilla si Siguria e Ushqimit dhe Barnave Koreane dhe Autoriteti i Shkencave Shëndetësore të Singaporit, ai nuk është miratuar nga Administrata e Mallrave Terapeutike të Australisë. Një mjek australian, i cili nuk pranoi të emërohej, i tha Beauticate se "përbërësi nuk është aprovuar nga TGA, por është shumë i sigurt, (dhe) ne ende mund ta administrojmë ligjërisht produktin me pëlqimin e pacientit".

Jo të gjithë mjekët janë të bindur për përfitimet e përbërësit dhe theksojnë faktin se ka pasur vetëm një pjesë të vogël të studimeve që tregojnë efektivitetin e ADN-së së spermës së salmonit. Dr Angela Lamb tha për Huffington Post se ajo ishte duke pritur për studime të mëtejshme për të vërtetuar rezultatet pozitive afatgjata në lëkurën e njeriut.