Këngëtarja e njohur shqiptare Ruenca Haxhia e njohur me emrin e artit si “Enca”, është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës.

Këngëtarja është akuzuar për kultivimin e lëndëve narkotike kanabis pas një kontrolli të efektivëve të Komisariatit nr. 1 në vilën e saj në Lundër.

Në ballkonin e këngëtares u gjetën 5 vazo të mëdha të mbjella me kanabis. Ajo është shprehur se lëndën narkotike e përdorte për përdorim vetjak.

Bashkë me të është arrestuar dhe i dashuri i këngëtares, lidhja me të cilin u përfol shumë në media.