Antonella dhe Leo Messi paskan plane për një tjetër fëmijë: 'Duam një vajzë'

Nga Class 22 September 2023

Antonella dhe Leo Messi paskan plane për një tjetër

Leo Messi ka realizuar së fundmi një intervistë ndryshe në shtëpinë e tij të re prej 10 milionë dollarësh në Miami. 

Kampioni i botës me kombëtaren argjentinase i hapi shtëpinë humoristit Miguel Granados për një intervistë nga ESPN. 

Mes shumë të pathënave, ylli argjentinas zbuloi se ai dhe partnerja e tij Antonella Roccuzzo do të donin të kishin një tjetër fëmijë, konkretisht një vajzë. 

“Do të donim të kishim një fëmijë tjetër. Nuk kemi plane konkrete, por do të donim një vajzë, mendoj se jam një baba i mirë dhe përpiqem t'ua përcjell fëmijëve të mi vlerat që më kanë mësuar kur kam qenë i vogël. Unë ndjek qasjen e klubit ku jam rritur, Barcelonës. Vlerat e këtij ekipi janë shumë të rëndësishme”, tha Messi. 

Messi dhe Antonella kanë 3 djemë: Thiago, 10 vjeç, Mateo, 8 vjeç, dhe Ciro 5 vjeç.

Antonella dhe Leo Messi paskan plane për një tjetër

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon