Ina Kollçaku thotë se në 'Dancing With The Stars' do kërcente edhe nudo

Nga Class 25 September 2023

Ina Kollçaku thotë se në 'Dancing With The Stars' do

Ish-konkurrentja e "Përputhen" Ina Kollçaku do jetë një nga konkurrentet e 'Dancing With The Stars'. E ftuar në Top Albania Radio ditën e sotme ajo përshkroi emocionet e saj dhe tregoi se si po e pret këtë eksperiencë të re.

"Është shumë aktive, intensive. E kam marrë shumë seriozisht. Nuk e kisha shumë me frikë fizikisht. Ështe e vështirë patjetër. Kërcimi im i parë është shumë intensiv. Po mësoj edhe terminologjinë paralelisht me koreografinë."

Ina tha se do shkaktojë zhurmë dhe u shpreh se do kërcente edhe nudo duke shtuar se nuk ka limite.

"Unë mendoj se do shkaktoj zhurmë. Nuk e kam problem lakuriqësinë. Patjetër që do kërceja nudo, por nuk besoj se do e lejojë patenta. I thashë Eltionit do kërceja edhe me një gjethe para. Nuk kam limite si personazh."

Por gjithsesi, nëse flasim për formate si "Big Brother", Ina thotë se nuk do merrte pjesë.

"Si konkurrente jo. Prezantuese nuk e kam ambicie. Unë dua të jap mendimin tim."

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon