Eneda Tarifa dhe Gent Lasku kanë dhënë intervistën e tyre të parë bashkë.

Në një intervistë për “Aldo Morning Show” në Tv Klan ata ndanë momente nga  jeta e tyre e përditshme si debatet, koha që kalojnë së bashku të shoqëruara me batuta të lezetshme me njëri-tjetrin.

Të pyetur se për çfarë debatojnë më shpesh, ata thanë se më shumë kanë debate mbi gjëra të parëndësishme.

Gent Lasku: E lagu, s’e lagu. Kështu debatesh paçim!

Eneda Tarifa: Gjëra të vogla, nga këto konstruktivet, u vonove, pse, pak, sa.. Bëhet fjalë për minuta, ose për telefonin ndonjëherë që unë nuk e di ku e kam. Janë ca debate që pas nja 10 sekondash, plas një batutë pastaj dhe kthehet me të qeshur.

Aldo: Nga ju të dy, cili është më i qeti?

Gent Lasku: Thashë se do thoje unë.

Aldo: Genti, me ç’po kuptoj unë ka një lloj qetësie që…

Aldo: I keni vënë ndonjëherë kusht njëri-tjetrit?

Gent Lasku: Për çfarë hë, ke vënë ti kushte?

Eneda Tarifa: Jo, kemi vënë kushte hërë pas here por për gjëra madhore, kemi vënë ca kushte.

Gent Lasku: S’i di unë këto.

Gent Lasku: Ma bëj me shenjë.

Aldo: Logjika e kërkon që Eneda të vonohet më shumë. Është e vërtetë?

Gent Lasku: Patjetër. Si e do ti përgjigjen, po të vonohet më shumë, ça do bësh?

Gent Lasku: Ja, hajde t’i ndërrojmë vendet, çfarë do bësh ti?

Eneda Tarifa: Tani unë vonohem rrallë…

Aldo: Por kur vonohesh ama, mbahet mend.

Eneda Tarifa: Në përgjithësi jemi kudo bashkë, sidomos në koncerte jashtë Tirane Gentin e kam me vete.

Gent Lasku: Përpiqem ta shoqëroj.

Eneda Tarifa: Një ndihmë e jashtëzakonshme.

Aldo: Cili është rrëmujaxhiu i shtëpisë?

Gent Lasku: Kur e mban këtë autobusin të zbres?

Mes të tjerash, Genti tregon edhe si reagon ai kur Eneda është e nevrikosur.

Gent Lasku: Nuk më ka ndodhur ndonjëherë që ajo të nxehet përtej… ka ndodhur domethënë, por jo me mua dhe unë i them që shiko, është një gjë që do kalojë, dielli lind prapë nesër etj, nga këto gjërat që unë jam i qetë që plas gurin.

Aldo: Imagjino, në kulmin e nervave të thuash dielli lind prapë, vallaj ti qofsh moj Eneda!

Gent Lasku: Prapë do vijë e nesërmja, prapë…çfarë do bësh?

Eneda Tarifa: Do ti që më ka qetësuar?

Gent Lasku: Do të hidhesh nga ballkoni? Të shtyj unë, dil atje, por nuk zgjidh gjë.

Eneda Tarifa: Falë këtij tipi që ka dhe unë qetësohem.

Aldo: E saktë, është fiks ajo “tenxherja kapakun” që thonë francezët.

Eneda Tarifa: Fiks. Ne jemi edhe një shenjë, jemi Dash të dy, jemi impulsivë.

Gent Lasku: Edhe unë i kam nervat se po bëjmë kështu sikur… por më ndodh rrallë.