Zendaya rikrijon look-un në reklamën ikonike të Naomi Campbell të Louis Vuitton në 2004!

Mes veshjeve të saj në tapetin e kuq dhe paraqitjeve në javën e modës, Zendaya është kthyer në një ikonë mode. Dhe ndërsa vajzat në botën e modës përpiqen të rikrijojnë veshjet e yllit të Euphoria, ajo frymëzohet nga legjendat e tjera të modës. Dhe së fundmi është frymëzuar nga supermodelja Naomi Campbell.

Zendaya bëri paraqitjen e saj të shumëpritur në Javën e Modës në Paris në shfaqjen e ‘Pranverë 2024’ të ‘Louis Vuitton’. Siç pritej, zgjedhja e saj- një fustan i guximshëm me zinxhir - bëri bujë.

Megjithatë, zhurma nuk mbaroi me kaq. Ndërsa ishte në Paris, Zendaya rikrijoi një look të Louis Vuitton që Campbell e kishte veshur në vitin 2004.

E stiluar nga stilisti i saj, Law Roach, Zendaya veshi një bluzë gold, ngjyrë shampanje me jaka dhe me mëngë të fryra që, ndonëse vintage, të kujtonin absolutisht estetikën e sotme të shtëpisë së modës.

Zendaya e kombinoi veshjen e saj me xhinse dhe taka të bardha stiletto. Ndërkohë, ajo mbante një çantë Louis Vuitton Theda, e krijuar në bashkëpunim me artistin japonez Takashi Murakami.

Duke pozuar si profesionist, Campbell veshi të njëjtën bluzë dhe çantë në një fushatë të 2004-ës të fotografuar nga Mert Alas. Teksa Zendaya zgjodhi xhinse, Campbell nuk veshi asgjë përveç të brendshmeve gold.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Law Roach (@luxurylaw)