Asgjë nuk mund ta zëvendësojë komoditetin që të jep një kostum sportiv!

Edhe në një ditë të qetë, edhe në një ditë me ngarkesë, ti gjendesh e rehatuar nën materialin e pambukut, me një nga ngjyrat që përshtaten me çdo preferencë dhe me dizajnin kuptimplotë.

Patjetër që po flasim për kostumin AV, i famshëm dhe i dëshiruar për shumë vajza dhe gra.

Koleksioneve të kaluara, sapo u është shtuar një koncept i ri, The Moon.

Bazuar në misionin kryesor të AV SPORT, që nga viti 2021, që është fuqizimi i grave dhe vajzave nepermjet stilit, edhe 3 koleksionet e reja lidhen me disa faza të jetës.

Ashtu si Hëna, ti kalon në fazat e errësirës dhe të dritës, të zbrazëtisë dhe plotësisë, jo gjithmonë do shkëlqesh njëllojë, po gjithmonë mund të shfaqesh!

Kudo që të jesh, në çdo ngjarje, në një ditë të ngarkuar apo në një ditë pushimi, ti gjithmonë do të shfaqesh dhe do të shkëlqesh e veshur me një nga ngjyrat e The Moon.

Për çdo masë dhe linjë trupore, koleksionet e reja ‘rrëmbyen’ zemrat që në momentet e para të lancimit.

Fjalët që janë pjesë e dizajnit, janë përzgjedhur për të përshkruar gjendjen emocionale dhe fuqinë që çdo vajzë ka.

Cila mendon se të përshtatet më shumë?

Dizajne që përmbajnë 3 mesazhe kuptimplota dhe i japin një tjetër rëndësi veshjes suaj:   

-Cikli i Hënës-

Fazat e hënës janë një kujtesë se asgjë në jetë nuk është e përhershme dhe se ndryshimet do të ndodhin gjithmonë. Ashtu si hëna kalon nëpër fazat e saj, po ashtu kalojmë dhe ne në faza të ndryshme të jetës. Përqafoni ndryshimin! Sepse në çdo fazë, ka bukuri që priten të zbulohen.

"Kur jeta bëhet e vështirë, kujtoni hënën - edhe në formën e saj gjysmëhënë, ajo ndriçon natën."

-Hëna dhe yjet që shkëlqejnë & Drita dhe errësira-

Hëna nuk konkurron me yjet; i përqafon ato.

Në errësirë, hëna përqafon yjet dhe së bashku ndriçojnë qiellin e natës.
Në të njëjtën mënyrë, përqafoni dritën brenda jush dhe në të njëjtën kohë ndriçoni botën përreth jush. Mund të shkëlqeni po aq sa hëna dhe yjet!

"Hëna dhe yjet na kujtojnë se edhe në errësirën e natës, ka një spektakël dritash që pret të shihet, kështu që bëni magjinë tuaj.

 

-Luftëtarja e Hënës

Një heroinë e vërtetë, si Sailor Moon, e di se nuk ka nevojë për një burrë që të ndriçojë botën e saj.
Ajo është *heroi* brenda saj, i aftë të kapërcejë çdo pengesë, të shkëlqejë me dritën e saj të brendshme dhe të frymëzojë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Tek Sailor Moon, ne gjejmë mishërimin e një gruaje të fuqishme - të fortë, të dhembshur dhe të patrembur. Historia e saj është një kujtesë se gratë më të fuqishme janë ato që e gjejnë forcën brenda vetes së tyre.

"Mos harroni, magjia e Sailor Moon nuk ishte kurrë në kurorën e saj, por në shpirtin e saj të palëkundur."

Dizajni nuk mund të marrë të gjithë vëmendjen, pasi është dhe materiali ai që i bënë këta kostume të dallueshëm dhe të dëshirueshëm për çdo vajzë.

100% pambuk, që do të thotë se CLASS by AV, përveç se komoditetit, stilit dhe elegancës, i jep fokus edhe mesazheve ‘Earth Positive’.

Ndjehu e bukur dhe e fortë në çdo ditë të javës me AV SPORT, nga koleksioni ‘The Moon.