Në rrjet po aludohet se Olta Gixhari është në pritje të ëmbël. Mbrëmjen e së hënës, aktorja e njohur ndodhej në Tuz të Malit të Zi, për premierën e filmit "Në kuadër të dashurisë".

Dhe në një video të publikuar nga aty, ndjekësit kanë vënë re barkun e saj paksa të rrumbullakosur. Kaq ka mjaftuar që në mediat sociale të nisin teoritë se ajo është shtatzënë.

Vetë Olta e ka shprehur disa herë dëshirën për një fëmijë të dytë. Para disa muajsh, në një bisedë virtuale në Instagram ajo u pyet: “A do të bësh fëmijë tjetër?”, duke u përgjigjur: “Sa shpesh ma bëni këtë pyetje, kur ta sjell Zoti edhe unë e dua një bebe tjetër”.

Kur ishte në “Big Brother VIP”, Olta shprehu dëshirën për të pasur një vajzë. “Po vdes për një vajzë, po vdes…uaaa! Këtë kam ëndërruar gjithmonë.”-pati deklaruar ajo.

Gjithsesi, nëse është vërtetë në pritje të ëmbël, apo thjesht pozicioni i fotos ka krijuar keqkuptime mbetet për tu parë.

Olta dhe partneri i saj Dori janë prindër të një djali 3-vjeçar, Amarit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)