Franca dhe kombëtarja shqiptare të vetmet me këtë rekord për fazën kualifikuese

Nga Class 20 November 2023

Franca dhe kombëtarja shqiptare të vetmet me këtë rekord

Kombëtarja shqiptare po shkruan historinë këtë vit me kualifikimin në “Euro 2024”. Me një performancë të jashtëzakonshme me 12 gola të shënuara e 4 të pësuara, Shqipëria i ka siguruar vetes rrugën për në Gjermani.

Megjithatë, kombëtarja mban një tjetër rekord shumë të rëndësishëm së bashku me Francën. Ata nuk kanë pësuar asnjë gol në shtëpi në këto eliminatore, të katër golat janë pësuar në transfertë.

Ndërsa vlen të theksohet se të gjitha fitoret janë me 2 gola e sipër, tregues se nuk kanë qenë rastësi sukseset nën drejtimin e trajnerit Sylvinho. Në 7 ndeshje në grup, për kuqezinjtë kanë shënuar 7 futbollistë të ndryshëm, Asani dhe Bajrami kanë realizuar nga 3 gola, Seferi ka shënuar 2, ndërsa nga 1 kanë Asllani, Muçi, Daku dhe Cikalleshi.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon