Nata patriotike, ja kush u eleminua nga ‘Dancing With the Stars’
Nga Class•
25 November 2023

Nata e tetë e ‘Dancing With the Stars’ iu dedikua tërësëisht festës së flamurit. Konkurrentët kërcyen nën ritmin e këngëve patriotike shqiptare, duke dhuruar emocione të forta për publikun.
Ndërkohë, më pak të votuarit e natës ishin Ina dhe Eltoni, si dhe Odeta me Enin.
Në shancin e tyre të fundit, ata performuan një koreografi të improvizuar për të treguar veten përballë jurisë. Vendimi i tyre i dha fund garës së Ina Kollçakut, duke i dhënë edhe një shanc gazetarit dhe partneres së tij.



