Bisedimet nëse Tom Holland do të veshë sërish kostumin e 'Spider-Man' për një film të katërt janë duke u zhvilluar. Duke marrë parasysh që paraardhësit e fundit, Tobey Maguire luajti në tre filma solo dhe Andrew Garfield në dy, Holland do të vendoste një precedent të ri duke shënuar rolin e tij të katërt si 'Spider-Man'.

“Gjithçka që mund të them është se ne kemi qenë duke biseduar rreth asaj se si mund të duket një interpretim i katërt i karakterit tim”, tha Holland në konferencën e fundit për shtyp me “Critics Choice Association”. "Nëse mund të gjejmë apo jo një mënyrë për t'i dhënë drejtësi personazhit është një gjë tjetër. Ndihem shumë mbrojtës ndaj Spider-Man."

Gjatë konferencës aktori shprehu mirënjohjeje që pati privilegjin të punojë në një ekskluzivitet kaq ikonik.

“Ndihem shumë, shumë me fat që munda të punoj në një ekskluzivitet që u bë më i mirë me çdo film, që u bë më i suksesshëm me secilin film, që mendoj se është vërtet i rrallë dhe dua të mbroj trashëgiminë e tij."

Aktori britanik luajti për herë të fundit rolin e Peter Parker/Spider-Man në 'Spider-Man: No Way Home (2021)', i cili kishte historinë unike të përfshirjes së Maguire dhe Garfield kur multiversi hapet, duke lejuar vizitorët nga realitetet alternative të hyjnë në universin e Parkerit.