'I tmerruar nga vrasja e Liridonës'/ Kreu i OSBE-së në Kosovë: Thirrje zgjimi për të gjithë ne

Nga Class 2 December 2023

'I tmerruar nga vrasja e Liridonës'/ Kreu i OSBE-së në

Michael Davenport, Kreu i OSBE-së në Kosovë ka reaguar në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit në Prishtinë. Davenport me një status në rrjetet sociale ka bërë thirrje për solidaritet dhe sensibilizim në lidhje me rastin dhe raste të tjera të ngjashme.

“I tmerruar nga një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës – teksa shënojmë 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne – #VeproTani #StopFemicidit”, shkroi Davenport.

Liridona Murseli u vra tri ditë më parë në Prishtinë, ndërsa dje u arrestua bashkëshorti i saj dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se organizuan dhe kryen vrasjen e saj.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon