Në intervistën e saj për ‘Big Talk Kosova’, Vesa Vllasaliu ka folur për deklaratat e bujëshme që ka bërë gjatë qëndrimit të saj në ‘Big Brother VIP’ mbi ish-partnerin.
Ajo është shprehur gjatë formatit se shkak i ndarjes ishte bërë shoqja e ngushtë e Vesës, e cila sipas saj, i kishte marrë partnerin.
Vesa shprehet që nuk është penduar për deklaratat dhe historitë që ajo treguar në shtëpi, pavarësisht kërcënimeve dhe reagimeve negative.
“Kjo temë është zgjatur shumë, nuk pendohem për asgjë nga ato. Unë tani kam jetën time, çdo gjë që ka qenë ka mbaruar. “Pas daljes menjëherë nuk jam ndjerë mirë sepse kam marrë shumë mesazhe kërcënuese prej profileve fallco në Instagram, për këtë arsye as nuk kam dalë dhe kam ikur në Stamboll. Nuk e di nga kush kanë qenë ato mesazhe, kanë qenë shumë fjalë të rënda dhe kam lajmëruar menjëherë policinë”, ka thënë Vesa.